Pyetje rreth pages se luftes

Pershendetje,

Kam qene ne marredhenie pune. Data e fillimit ne pune ka qene data 2 mars deri me date 6 prill me sigurime. Ju lutem a me takon paga e luftes se jam shume keq nga gjendja ekonomike? Jam familjar kam 3 femije. Po patet mundesi me ndihmoni se jam pa pune, si une edhe nusja. Ju faleminderit,


Qytetari: Z. F. Data: 29 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje rreth pages se luftes”

  1. Pershendetje,

    Nje prej kategorive qe perfiton ndihmen financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve. Per te aplikuar per perfitimin e ndihmes, duhet te komunikoni me ish-punedhenesin tuaj pasi ai ka te drejte te plotesoje aplikimin ne sistem per llogari tuajen.

    Nisur nga gjendja e veshtire social ekonomike qe referoni, ju bejme me dije se si familje ne nevoje, ju mund te aplikoni edhe per perfitimin e ndihmes ekonomike. Aplikimi behet nga dt 1-10 e cdo fillim muaji. Per shkak te situates se pandemise, aplikimet gjate kesaj periudhe pranohen nga administratoret shoqerore te njesive administrative ne forme elektronike ose postare. Ne faqen zyrtare te Sherbimit Social Shteteror ne web http://www.sherbimisocial.gov.al/formulari-i-aplikimit-per-perfitimin-e-ndihmes-ekonomike/ mund te gjeni formularin e aplkimit per ndihme ekonomike, si dhe kontaktet e te gjithe administratoreve shoqeror ne Shqiperi.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet