Pyetje rreth nje situate familjare

Pershendetje,

Kemi nje problem. Nusja eshte larguar nga shtepia ku jetonte me ne vjehrrin dhe vjehrren dhe ka lene femijet. Nuk ka dhene asnje adrese se ku ndodhet, por i merr femijet e mitur ne telefon dhe u thote qe jam mire. Nderkohe burrin e e ka ne France. Si veprohet ne te tilla raste sepse na interesojene femijet te jene te sigurte? Cfare mund te bejme? Nuk kemi besim te ajo dhe nuk e dime se cfare mund t’u ndodhe femijeve nqs ajo vendos qe ti marre me vehte ne drejtim te paditur, sepse besojme qe eshte ne rruge te keqe. Faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 21 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje rreth nje situate familjare”

  1. Pershendetje,

    Se pari, duhet te keni parasysh qe levizja e femijeve te mitur jashte shtetit, nuk mund te kryhet vetem nga njeri prind, pa marre aprovimin me shkrim edhe te prindit tjeter.

    Se dyti, sipas nenit 215 te kodit te familjes, “përgjegjësia prindërore përfshin tërësinë e të drejtave dhe detyrave që kanë për qëllim të sigurojnë mirëqenien emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës, duke u kujdesur për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të tij”.

    Ne rast se konstatoni mospermbushje te detyrimeve prinderore nga ana e nenes, ne nenin 228 te kodit te familjes parashikohet se, “Kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë nën ushtrimin e saj, ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit tjetër, të të afërmve të fëmijës ose të prokurorit, mund t’i hiqet përgjegjësia prindërore.
    Heqja e përgjegjësisë prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi, për të cilin kërkohet kjo heqje”.

    Sipas kesaj dispozite, motivet qe mund te cojne gjykaten ne heqjen e pergjegjesise prinderore jane:
    – shperdorimi i pergjegjesise prinderore nga ana e prindit;
    – prindi tregon pakujdesi te rende gjate kryerjes se veprimeve ne lidhje me ushtrimin e kesaj pergjegjesie;
    – me veprimet qe kryen prindi ndikon ne menyre te demshme ne edukimin e femijes;

    Kjo mase merret kryeisht ndaj prinderve qe abuzojne apo nuk permbushin ne menyre te perseritur detyrimet, nuk kujdesen per mirerritjen e femijes, tregojne pakujdesi ne lidhje me arsimimin e femijes apo kujdesin mjekesor te tyre, etj.
    Pra, ne lidhje me sa me siper, cdo veprim apo mosveprim nga ana e nenes se femijeve, qe te sanksionohet me heqje te pergjegjesise prinderore, duhet te inkuadrohet ne njerin prej shkaqeve te mesiperme ligjore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet