Pyetje rreth ndihmës juridike të ofruar në bazë të ligjit 111/2017

Përshëndetje,

Kam përfituar ndihmë juridike falas në bazë të ligjit 111/2017.  Unë jam në proçes gjyqësor (paditës), por për shkak të pandemisë është pezulluar.  Nese unë nuk jam dakort me vendimin e gjykates dhe dua ta ankimoj, avokati i caktuar do ta bëj kërkesën ankimore dhe a do më përfaqësoj në gjykim në Apel apo jo?
Pra, pyetje ime lidhet me faktin nese do te vazhdoje që ta kem ndihmen juridike falas edhe ne gjykimin ne apel apo avokati do me ofroje vetem kërkesë – padinë dhe gjykimin në shkallë të parë?

Faleminderit!


Qytetari: A. Y. Data: 2 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje rreth ndihmës juridike të ofruar në bazë të ligjit 111/2017”

  1. Pershendetje,

    Ligji per ndihmen juridike te garantuar nga shteti, ndihmen juridike dytesore nuk e ka te lidhur me shkallet e gjykimit dhe nuk parashikon qe personat e interesuar duhet te riaplikojne, kur gjykimi kalon ne shkalle te dyte, apo ne Gjykate te Larte. Rastet kur rishikohet vendimi i miratuar per te perfituar ndihme ligjore falas, jane te lidhura me ndryshimin e kushteve financiare te perfituesit.
    Nderkohe shperblimi i avokatit behet sipas Udhezimit perkates, Nr.4/2012, per cdo shkalle te gjykimit.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet