Pyetje rreth Ligjit 20/2020

Pershendetje,

Nisur nga Ligji i ri 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise” , i publikuar para disa ditesh, une kam 2 pyetje mbi kete ligj :
1 – përsa une lexova ligjin 20/2020 nuk do te kete fitim pronesie me me ane te institutit te parashkrimit fitues?
2 – Me ligjin 20/2020 do te privatizohen te gjithe ato ndertesa (pallate) qe nuk jane privatizuar ende në bazë tè ligjit 7652 dt. 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore ?

Duke ju falenderuar
Ditë të mirë !


Qytetari: F. D. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje rreth Ligjit 20/2020”

  1. 3

    Pershendetje,

    Ligji 20/2020 nuk parashikon asnje menyre fitimi te pronesise, ato rregullohen nga Kodi Civil dhe/ose nga ligje te tjera te posacme. Ky ligj, permban rregulla proceduriale, pra si do te procedohet per zgjidhjen e disa prej problemeve kryesore qe kane rezultuar gjate procesit te regjistrimit te titujve te pronesise, prane regjistrave kadastrale, te cilet sic e thashe, origjinen e kane ne ligje te tjera. I vetmi organ kompetent per te marre vendim per te njohur nje subjekt si pronar me ane te parashkrimit fitues eshte gjykata.
    Procedura e perfundimit te procesit te privatizimit te banesave shteterore, rregullohet me akte te tjera nenligjore, nder te cilet i fundit i miratuar ne shkurt te vitit 2020.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet