pyetje per truallin

prsh, me falni por doja tju pyes une kam perfituar nje truall ne baze te ligjit 7051, por nuk isha ne dijeni se babai e kishte shitur. Kur vajta ne korce ato te hipotekes me thane qe nuk ke me toke. Si duhet te veproje?


Qytetari: S. R. Data: 16 September , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “pyetje per truallin”

  1. Në qoftë se ke qenë pjesë e familjes bujqësore mjeti procedural që duhet të përdorësh është: “Pavlefshmëria e veprimit juridik të kontratës së shitblerjes”, por detyrimisht duhet të zgjidhesh edhe pasojat e pavlefshmërisë, që është “Lirimi dhe Dorëzimi i sendit”, po kështu njëkohësisht duhet të kesh edhe ndërgjyqës ASHK Vendore Korçë, për të bërë fshirjen në kartelën e pasurisë dhe regjistrimin e pasurisë në emrin tuaj.

  2. 5

    Pershendetje.

    Ne rast se ju keni qene pjestar i familjes buqesore sipas çertifikates se gusht 91, nje pjese e tokes, ne raport me pjestaret e tjere te familjes, ju takon ju. Pra me fjale te tjera toka nuk eshte ne pronesi te babait por ne bashkpronesi te te gjithe pjestareve. Babai, ose kryefamiljari vepron si perfaqesues i familjes, por nese do te tjetersoje kete pasuri te paluajteshme duhet vullneti i te gjithe pjestareve madhore i shprehur nepermjete nje aktk perfaqesimi ose prokure, ndersa per minorenet duhet autorizim nga Gjykata.

    Duke iu kthyer pyetjes tuaj, nese babai e ka tjetersuar kete pasuri kthimi i saj ose rregullimi i pasojave behet nepermjet nje kerkese padie ne gjykaten e rrethit, konkretisht Korçe, duke kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes.

    Gjithesesi çeshtja mund te kete dhe elemente te tjere te cilet duhen pare me ne hollesi.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet