Pyetje per sqarim Covid-19

Pershendetje,

Perse mbahen te fshehura rastet me Covid 19 ne institucione dhe nuk merret asnje mase menaxhimi? Konkretisht punoj ne Media Qendra Vendore Audiovizive te Radio Kukesit.  Edhe pse e dime se punonjes kane dal pozitiv me Covid, asgje nuk eshte bere per nje menaxhim te kesaj situate nga drejtuesi i institucionit me pjesen tjeter te punonjesve. Por me e keqja eshte se pas shperthimit te pandemise na eshte hequr nga struktura edhe pastruesja. Ku duhet ta adresoje kete problematike? Faleminderit .


Qytetari: L. . Data: 24 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Pyetje per sqarim Covid-19”

  1. Pershendetje,

    Sipas protokolleve ne fuqi, te gjitha llojet e aktiviteteve qofte biznese apo edhe institucione shteterore dhe private, sipas llojit te veprimtarise duhet te zbatojne rregullat e vecanta, te administrimit dhe menaxhimit te aktivitetit.
    1- Subjekti fillimisht verifikon objektin e veprimtarisë së tij duke vetëpërcaktuar nivelin e riskut sipas kodeve të veprimtarisë. Në rast të aktiviteteve menatyrë të përzier ku një subjekt ushtron disa aktivitetet, vetëpërcaktimi do të kryhet sipas adresave sekondare dhe llojit të çdo aktiviteti.
    2- Person i caktuar nga administratori/personi fizik kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.
    3- Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar dhe personeli i punësuar/Administratori
    /Personi Fizik Tregtar duhet të mbajë maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.
    4- Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60%.
    5- Duhet të garantohet dhe respektohet në çdo moment distanca prej 2 m midis personelit të punësuar.
    6-Subjekti duhet të afishojë në një vend të dukshëm në fasadë mundësinë e Sherbimeve online, mundësinë e rezervimit të takimit online apo me telefon.
    7-Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik midis personelit.
    8- Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, sidomos të tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje.
    9- Subjekti duhet të sigurojë ajrim sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë.
    10- Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.
    11- Për çdo rast Administratori/Personi Fizik Tregtar lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoriatin Shëndetesor Shteteror.
    12- Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil (0800 40 40) për denoncim.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,

    Personat e diagnostifikuar me Covid ose qe dyshohet se jane me Covid deri ne marrjen e pergjigjes nga tamponi e kane te detyrueshme izolimin social. E kunderta, pra mos-veteizolimi, pervecse perben kundravajtje penale, kur plotesohen kushtet e Nenit 89/b, klasifikohet edhe si veper penale dhe denohet respektivisht.

    Nese ju pretendoni nje gje te tille ju mund ti drejtoheni numrit jeshil 0800 40 40 per denoncim te rastit, gjithashtu edhe Prokurorise per te bere kallezimin tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet