Pyetje per pronat

Pershendetje,

Babai im, i cili nuk jeton me, ka perfituar nje toke sipas ligjit 7501 sic na takonte. Ne hipoteke kjo prone  rezulton e regjistruar ne emrin e xhaxhait tim dhe si pasoje ne nuk terheqim dot certifikaten e pronesise. Xhaxhai ka vdekur prej disa vitesh dhe kjo prone eshte ndare mes femijeve dhe nuses se tij. Por gjithmone kete toke e kemi zoteruar ne, por me dokumentacion i perket atyre. Si mund ta kalojme kete prone ne emrin tone? Mund te behet kalimi me ndermjetesim ose dhurim? Faleminderit,


Qytetari: L. S. Data: 10 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Pyetje per pronat”

  1. Eniana Qarri Eniana Qarri says:

    Nëse keni mosmarrëveshjes me familjen e xhaxhait (fëmijët e tij dhe bashkëshorten pasjetuese), me qëllim kalimin e tokës në pronësinë tuaj, Ju mund t’i drejtoheni për zgjidhjen e saj procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi është një proces ku marrin pjesë dy palët në mosmarrëveshje, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtëgjyqësore, të ligjshme dhe në mirëkuptim, me ndihmën e një personi të tretë që është Ndërmjetësi.
    Ndërmjetësi është një person i kualifikuar dhe asnjëanës, ai është i licencuar dhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësimi ju mundëson që të arrini në një zgjidhje të shpejtë, fleksibël dhe të arsyeshme të mosmarrëveshjes suaj me familjen e xhaxhait.
    Ju mund t’i drejtoni familjes së xhaxhait një ftesë për zgjidhjen me ndërmjetësim të mosmarrëveshjes. Për këtë qëllim, duhet të përzgjidhni një ndërmjetës nga lista e Ndërmjetësve të Regjistruar dhe anëtarë të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Ndërmjetësi do t’ju mundësojë arritjen e një zgjidhje me mirëkuptim, nga ku të dy palët në konflikt do të dilni të fituar. Ndërmjetësi është një person asnjëanës, i cili do mund t’ju ndihmojë të dyja palëve në arritjen e një zgjidhjeje, pa ju detyruar.
    Nëse, në përfundim të procesit të ndërmjetësimit, arrihet në një zgjidhje me mirëkuptim nga të dy palët, atëherë lidhet një Marrëveshje Ndërmjetësimi, e cila është titull ekzekutiv, që do të thotë që është e barabartë me një vendim gjyqësor. Marrëveshja dërgohet për regjistrim në Kadastër.

    Për më shumë informacione mbi listën e ndërmjetësve të regjistruar dhe tarifat e shërbimit të ndërmjetësimit, mund t’i drejtoheni këtij linku:
    http://www.dhkn.gov.al/

  2. Pershendetje. Nese ju nuk keni mosmarreveshje me familjen e xhaxhait, toka mund te kaloje ne emrin e familjes tuaj me ane te nje kontrate dhurimi, e cila duhet te lidhet para nje noteri. Nese personat refuzojne, mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per t’u njohur pronar me parashkrim fitues pa titull, duke qene se e posedoni pasurine per me shume se 20 vite.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet