Pyetje per procedurat e kadastres

Pershendetje,

Kam bere nje aplikim te sportelet e ADISA-s per rregjistrim kontrate per blerje apartamenti si individ. Prisja te me vinte mandati per te bere pagesat, por nuk me erdhi. U interesova tek firma qe ka bere pallatin dhe me thane qe duhet ta benin ata aplikimin. Kur e ben ata aplikimin atehere erdhi mandati. Kam bere pagesat ne banke sipas mandatit, kam derguar edhe me poste kontraten origjinale tek Agjensia e Kadastres, por e kam bere si idivid dhe jo nepermjet firmes.

A eshte kjo rruga e duhur dhe sa zgjat zakonisht ligjerisht si procedure per te me derguar certifikaten e pronesise? Flm


Qytetari: K. I. Data: 16 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje per procedurat e kadastres”

  1. Përshëndetje! Procedura që ju keni ndjekur për regjistrimin e kontratës së shitjes është e rregullt. Përsa i përket afateve, Neni 29 i Ligjit Nr. 111/2018 “PËR KADASTRËN” përcakton se : Çdo kërkesë për shërbim kadastral, që paraqitet rregullisht, trajtohet brenda 15 ditëve nga data e depozitimit, por në çdo rast jo më vonë se 21 ditë kalendarike.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet