Per perfitimin e pageses se papunesise

Pershendetje,

Kam punuar ne nje biznes fason tre vite. Si pasoje e covid 19 biznesi ka mbyllur aktivitetin. Gjate ketyre tre viteve kam qene e deklaruar rregullisht cdo muaj nepermjet formularit e-sig 25 tek sistemi i tatimeve, por punedhenesi i ka paguar kontributet e sigurimeve shoqerore per mua vetem per 2 vite e 6 muaj dhe per 6 muajt e fundit te punes figuroj e deklaruar ne sistemin e tatimeve si punemarrese, por pa sigurime shoqerore te paguara. Jam brenda afatit 60 ditor te aplikimit per perfitimin e pageses se papunesise.

A e perfitoj pagesen e papunesise edhe pse 6 mujorin e fundit punedhenesi nuk ka bere pagesen e sigurimeve shoqerore, por ne sistemin e tatimeve me ka deklaruar rregullisht si punetore?
Faleminderit!


Qytetari: L. K. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Per perfitimin e pageses se papunesise”

  1. Pershendetje !
    Ju mund te perfitoni pagesen e papunesise (asistencen) bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” vetem nese plotesohen kushtet e mëposhtme:
    – Të keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, (për cdo rast përfitimi).
    – Të jeni regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
    – Të keni paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës prane Zyres se Punes, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura.
    – Të pranojni të punësohen ose të kualifikohen kur u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit;
    – Nuk merrni përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet