Pyetje per pagesen e raportit mjekesor

Pershendetje,

Desha t’ju pyes ne lidhje me pagesen e raportit mjekesor. Me konkretisht, ne muajin tetor u semura me Covid-19 dhe u shtrova 10 dite ne spital. Gjate gjithe muajit tetor dhe gjysmen e nentorit e mora raport. Sa me paguhet raporti per Covid-19? Po raporti normal mjekesor per semundje jo Covid-19 sa paguhet? Kur ka dal akti normativ i qeverise qe rregullon kete ceshtje? Jam ne pune shteti. Ju faleminderit,

Qytetari: F.I.
Data: 19 Dhjetor 2020, Kategoria: Covid-19, Sigurimet shoqërore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

2 Responses

  1. 5

    Përshëndetje! Nuk ka një një rregullim specifik për raportet mjekësor në rastet e Covid-19.
    Përsa I përket pagëses së raportit mjekësor, rregullohet nga nenet 20 e në vijim të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
    Konkretisht, bazuar në ligjin e sipër cituar, 14 ditëshi i parë i raportit mjekësor paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi, në rast se është mbi 14 ditë , të cilat jepen nga Komisioni Mjekesor (KM), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh.
    Të ardhurat për sëmundje janë 70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim dhe 80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.
    Për periudhën që përfituesi është shtruar në spital, kur nuk ka njeri në ngarkim, të ardhurat për sëmundje janë 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto, të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës. Faleminderit

  2. 10

    Pershendetje

    Ne vijim te pergjigjes se koleges ju bejme me dije se në këtë periudhë pandemie aplikohet një raport i veçantë. Ky dokument ndryshe nga raportet e tjera mjekësore, jo vetëm justifikon qëndrimin në karantinë ( nese eshte ky edhe rasti juaj) , por të garanton marrjen e plotë të pagës.
    Raporti, si për të shëruarit nga koronavirusi ashtu dhe për personat e kontaktit që u kërkohet izolim, lëshohet vetëm nga epidemiologu i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Nëse do të jenë 14 ditë, 21 apo 1 muaj izolim për të infektuarit dhe rastet e kontaktit kjo varet nga ecuria e sëmundjes.

    Baza ligjore: Ligji nr. 15, date 10.03.2016 ” Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”, neni 3, pika 19; Urdher Ministri nr. 81, date 10.02.2020 “Per miratimin e protokolleve dhe algoritmeve per parandalimin e semundjes covid-19”; Urdher Ministri nr. 53/2, date 26.02.2020 “Per funksionimin dhe zbatimin e rregullores se karantines”.

    Faleminderit

Lini një Përgjigje