Pershendetje,
Nese nje avokat merr persiper zgjidhjen e nje problemi administrativ (jo gjyqesor), por nuk e perfundon sipas asaj qe kishim rene dakord, a duhet te me ktheje nje mase te pageses qe ka perfituar? Si eshte rregulli ne pergjithesi? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Përshëndetje!
Nese vleresoni se sherbimi i ofruar nga avokati ka cenuar interesat tuaja thelbesore si klient, ju keni te drejte te depozitoni ankese prane Dhomes Kombetare te Avokatise per nisjen e procedimit disiplinor ndaj avokatit. Shkak per nisjen e procedimit disiplinor jane sjelljet joprofesionale të avokatit, si dhe shërbimet e papërshtatshme profesionale.
Ankesat mund të bëhen brenda 1 viti, nga data e sjelljes ose veprimit të avokatit apo nga data e konstatimit të sjelljes ose veprimit të avokatit, por në çdo rast jo me vonë se 2 vjet nga momenti i kryerjes së shkeljes.
Neni 45 i Ligjit nr. 55/2018 “Per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise”, parashikon masat disiplinore, ku njëra prej tyre është edhe rikthimi i pagesës së përfituar, në përputhje me pjesën e shërbimit të parealizuar ndaj klientit.
Për më tepër informacion në lidhje me subjektet iniciuese të procedimit disiplinor, depozitimi i ankesave, Komisionerin e Ankimeve, etj referohuni ligjit te mesiperm, te cilin mund ta aksesoni ne linkun: https://drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/LIGJ-nr.-55-2018-date-23.7.2018.pdf Faleminderit