Pershendetje,
Kam marr kredi pa kolateral dhe pa garantues tek dy nga institucionet jobankare qe operojne ne vend. Kam paguar gjysmat e shumave tek te dyja, mirepo ngaqe kam ngel pa pune e kam te pamundur te paguaj per momentin. Ne rast se ceshtja shkon ne permbarim, doja te dija nese kane akses tek pronat ose te futen ne shpi ose dicka e tille? Une nuk gje ne pronesi ne emrin tim, por po degjoj qe keto 2 intitucionet jane shume te padrejta. Cfare ndodh konkretisht kur nuk i paguan dot kredite dhe je pa pune? Faleminderit paraprakisht.
One Response
Pershendetje,
Nese ju jeni debitor kundrejt nje subjekti te caktuar, ne baze te Kodit Civil ju mbani pergjegjesi me pasurine tuaj te tashme dhe te ardhme, pra edhe nese ju nuk keni para per momentin, detyrimi do te mbetet. Me konkretisht, kontratat bankare te huase perbejne titull ekzekutiv dhe si te tilla, kreditori, pra Banka ka te drejte qe te kerkoje leshimin e urdherit te ekzekutimit ne gjykate. Ky eshte nje gjykim i cili zhvillohet pa pranine e paleve dhe madje ju si debitor nuk merrni dijeni fare. Me pas ceshtja shkon prane Zyres permbarimore shteterore ose private, per ekzekutimin e detyrueshem. Persa kohe ju nuk keni dorezanes, pra persona te tjere qe garantojne detyrimin tuaj, apo nuk keni lene kolateral, apo hipoteke, atehere permbarimi fillimisht do te bllokoje llogarite tuaja bankare, dhe do te vendose sekuestrimin ne pasurite tuaja te luajtshme dhe te paluajtshme qe jane te regjistruara. Nese ju aktualisht nuk keni te holla ne banke, nuk keni te ardhura nga paga, nuk keni makine, toke, shtepi, etj., atehere procedura do te pezullohet dhe permbarimi do te dergoje kerkesa serish pas nje periudhe kohe te caktuar.
Cdo veprimtari tjeter, jashte sa ju pershkruam me siper eshte ne kundershtim me ligjin. Pra nuk varet nga institucionet financiare nese jane apo jo te drejta, pasi ekzekutimi i detyrueshem eshte nje procedure qe rregullohet nga ligji dhe nuk eshte ne diskrecionin e kreditorit, apo te permbarimit. Nese konstatoni veprime ne kundershtim me dispozitat e K.Pr.Civile, mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per kundershtim te veprimeve permbarimore.