Pyetje per ceshtje pronesie

Pershendetje,

Kam patur dosjen ne Agjensine e Trajtimit te Pronave (ATP) dhe pas mbarimit te afatit te dhene nga qeveria, dosja ime nuk u trajtua. Une i jam drejtuar gjykates per njohjen pronar dhe çeshtja eshte ne gjykim. Nderkohe qe pronat e mia te pretenduara jane te lira. Cfare duhet te bej qe keto prona te mos tjetersohen? Kjo pasi disa pjesetare te trungut familjar qe jane trashegimtar ne keto prona, kane bere kerkesa prane bashkive per t’u pajisur me AMTP, ne baze te vendimit te qeverise te disa viteve me pare sipas te cilit kush e ka token te zoterim per me shume se 20 vite detyron bashkite t’i pajisin me dokumentacion. Problemi eshte se keto trashegimtare kerkojne me shume toka me kete ligj, sesa i takon realisht nga trashegimia ligjore.

Ju faleminderit.


Qytetari: A. S. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pyetje per ceshtje pronesie”

  1. 1

    Ne pyetjen e drejtuar keni shtruar disa probeme ligjore. Se pari, kerkesa qe ju po beni aktualisht prane Gjykates eshte nje gjykim per njohjen dhe kompensimin e prones se ish pronarit, trashegimlenesit tuaj. Kjo do te thote qe gjate ketij procesi do te njihet prona per te gjithe trashegimetaret e tij dhe jo vetem per ju. Me tej secilit prej jush do t’ju takoje nje kompensim ne toke, apo kompensim monetar, sipas pjeseve perkatese te trashegimise.
    Gjate shqyrtimit te dosjes nga ATP, por edhe nga gjykata, nje nder dokumentet qe kerkohet eshte edhe vertetimi per token e perfituar nga ligji 7501 per token. Sasia e tokes qe secili nga trashegimtaret ka perfituar ne baze te ketij ligji, i zbritet sasise se tokes se njohur dhe te kompensuar te trashegimlenesit te tij, te cilit i eshte konfiskuar. Pra ligji per trajtimin e prones synon qe personat te mos perfitojne nga te dyja ligjet, prandaj toka qe eshte perfituar nga ligji per token, zbritet nga toka qe i takon personit ne baze te ligjit per trajtimin e prones.
    E drejta per te kerkuar njohjen pronar mbi nje pasuri te cilen e ke ne posedim per me shume se 20 vjet, njihet vetem nga gjykata, mbi bazen e parashkrimit fitues, te parashikuar nga Kodi Civil. Ligji 20/2020, ju njeh te drejten personave qe ju takonte te perfitonin toke ne baze te ligjit 7501, por nuk kane perfituar, apo kane perfituar me pak se vlera per fryme, nderkohe e posedojne token, qe te kerkojne qe kjo toke t’ju kaloje ne pronesi.
    Nese ju konstatoni se ka rrezik qe pronat te tjetersohen gjate procesit, mund te kerkoni nga gjykata marrjen e mases se sigurimit te padise, duke vendosur bllokimin e ketyre pronave, derisa ceshtja te zgjidhet me vendim gjyqesor te formes se prere.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet