Pyetje per biznesin

Pershendetje!

Vajza ime ushtron aktivitetin “klinike dentare” ne ambjent me kontrate qiraje. Tatimi ne burim nga ana e vajzes deklarohej 0 (zero) leke dhe deklarimi ne vlere behej nga qiradhenesi dhe paguhej nga ai meqenese ishte person juridik. Kjo prone eshte shitur nga qiradhenesi dhe bleresi eshte bashkejetuesi i vajzes sime. Per sa me siper dua te di: 1. Cfare veprimi duhet te beje vajza me qiradhenesin ne kushtet kur e ka shitur pronen, pra a duhet te kryeje revokim te kontrates se qirase? 2- Cfare kontrate duhet te beje me te fejuarin e vet (bleresin e prones) sepse ambjenti nuk do jete me qira, por do t’i lihet ne perdorim falas?

Ju faleminderit!

Qytetari: A.M.
Data: 21 Janar 2022, Kategoria: Detyrime, Taksa dhe tatime

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Kodi Civil parashikon si rregull qe ne rast te shitjes se sendit te paluajtshme objekt kontrate qiraje, kontrata e qirase eshte e detyrueshme edhe per pronarin e ri dhe kushtet per qiramarresin nuk ndryshojne. Ne rastin konkret, nuk eshte nevoja qe te zbatohet kjo dispozite e ligjit, persa kohe palet jane dakord qe te lidhin nje kontrate huaperdorje. Persa i perket kontrates se qirase, si cdo kontrate ajo mund te zgjidhet pa asnje problem nese te dyja palet kontraktore jane dakord per ta zgjidhur kete kontrate. Pra eshte vete qiramarresi dhe pronari i ri, tashme qiradhenes qe vendosin nese do ta vijojne apo jo kontraten e meparshme. Ajo qe duhet te beni eshte te lidhet nje kontrate huaperdorje, pasi eshte e vetmja menyre per ta dhene sendin ne perdorim pa shperblim. Ne kete rast asnje prej paleve nuk ka detyrim per te paguar tatim ne burim, persa kohe nuk pronari nuk realizon te ardhura nga kontrata.

Lini një Përgjigje