pyetje per administraten

Dua te di se cilet punonjes hyne ne administrate?


Qytetari: D. N. Data: 14 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “pyetje per administraten”

  1. Lexo kriteret e nenit 21 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar.
    Për pranimin në shërbimin civil, një kandidat duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si më poshtë: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; dh) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji; e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

  2. Edlir Orozi Edlir Orozi says:
    2

    Administrata ndahet kryesisht ne 2 kategori per sa i perket menyres se lidhjes se marredhenieve te punes (menyres se punesimit);
    1.Kategoria e nenpunesit civil qe pas periudhes se proves perfitojne statusin e nenpunesit civil.Kjo kategori nqs personi ska pasur me pare kete status normalisht e fillon karrieren e tij nga niveli me i ulet (specialist) nga ku pas shpalljes se vendit te punes vakant(i lire) nga Departamenti i Administrates Publike, merr pjese ne konkurs nga ku fillimisht pasi ka plotesuar kushtet qe duhet te plotesoje si kandidat (kryesisht kerkohet arsimi i larte, dhe te jesh i padenuar per disa kategori te veprave penale sipas legjislacionit te fushes se “Dekriminalizimit”, pas pjesemarrjes ne kete konkurs zakonisht pasi kalon testimin me shkrim kryen dhe testimin me goje dhe sipas renditjes perfiton ose jo vendin e punes.
    2.Ekziston edhe nje kategori tjeter me e vogel qe merret(angazhohet) ne pune bazuar ne nje kontrate pune bazuar ne parashikimet e Kodit te Punes, aty personi perseri duhet te plotesoje disa kushte sipas pershkrimit te vendit te punes lidhur me arsimin, eksperiencen ne pune etj dhe pastaj merr pjese ne nje testim ose merret direkt ne pune duke nenshkruar nje kontrate pune 2 paleshe midis tij dhe Punedhenesit per nje periudhe te caktuar ose jo.Nqs kontrata lidhet me nje periudhe te pacaktuar personi ka zakonisht te parashikuar ne kontraten e punes nje periudhe prove 3 mujore dhe pas kalimit te saj, quhet i “emeruar” ne ate pozicion pune.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet