Pyetje ne lidhje me te provuarin ne nje proces gjyqesor

Pershendetje te nderuar avokate!

A eshte e nevojshme dhe e domosdoshme thirrja e nje deshmitari per nje gjyq ne baze te nenit 169 K.PR.C ? Perse gjykata nuk pranon vetem nje deshmitar? Kjo eshte nje prove shume e veshtire per t;u siguruar, pasi nuk mundet t’i detyroj personat te vine si deshmitare.

Nese une i jam emrat, adresen e kufitareve dhe banoreve te mi, a mund t’i dergoje gjykata flete – thirrje? Pasi une mund te jap vetem emrat, mbiemrat dhe adresen e tyre dhe t’i therrasi gjykata nese do, dhe jo t’i marre une vete dhe t’i dergoj ne gjyq per te deshmuar.

Po gjykata nuk ka ndonje te punesuar qe te vije vet ne lagjen time dhe te pyese nese une banoj aty apo jo?

Faleminderit dhe diten e mire !


Qytetari: M. M. Data: 21 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje ne lidhje me te provuarin ne nje proces gjyqesor”

  1. 2

    Pershendetje,

    Prova me dëshmitarë lejohet në të gjitha rastet, përveç kur ligji për vlefshmërinë ose provimin e një veprimi juridik kërkon shkresë. Ne rastin e procesit gjyqesor me objekt fitimin e pronesise permes institutit te parashkrimit fitues pa titull, lejohet prova me deshmitare.
    Sa ju referoni, ne kushtet kur ju i kerkoni gjykates qe te therrase persona te caktuar per te deshmuar mbi fakte te caktuara, duke i vene ne dispozicion gjeneralitetet, adresat, faktin qe kerkoni te provoni me deshmine konkrete, sigurisht qe gjykata eshte e detyruar qe t’i therrase permes flete-thirrjes, per te dhene deshmine para saj. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet