Pyetje ne lidhje me nje proces ligjor qe ka gati 4 muaj qe nuk fillon

Kam denocuar dike per cenim prone, ka 4 muaj asnje pergjigje nga prokuroria, as na kane thirrur asgje.
Si funksionon apo duhet te marr avokat privat qe ti vere ne levizje? Faleminderit


Qytetari: L. X. Data: 12 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje ne lidhje me nje proces ligjor qe ka gati 4 muaj qe nuk fillon”

  1. 1

    Duhet të kontrollosh pranë zyrës së protokollit se çfarë është bërë me çështjen tënde (duke i dhënë numrin e protokollit që ka kallëzimi). Në rast se nuk është vepruar akoma duhet t`i bësh kërkesë prokurorit të çështjes dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Rrethit, për të vazhduar me hetimet. Prokurori të cilit i ka rënë çështja e ka detyrim ligjor të shprehet me vendim për çështjen. Vendimi mund të jetë “Dërgim i çështjes në gjyq”, “Mosfillimin e hetimeve” ose “Pushim i procedimit penal”.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet