Pyetje ne lidhje me kontraten e punes

Pershendetje,

Kam lidhur nje kontrate pune deri ne dhjetor 2019 dhe nuk kam nenshkruar tjeter kontrate rinovimi. Dua ta le punen me 31 dhjetor. A ka ndonje shkelje te kodit punes nga ana ime ne kete rast dhe mund ta le punen pa paralajmerim, nese ka mbaruar kontrata? Faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 11 December , 2019, Kategoria: Pune.

2 responses to “Pyetje ne lidhje me kontraten e punes”

  1. Edlir Orozi Edlir Orozi says:

    Nese nuk keni te parashikuar ne kontraten aktuale te punes, rinovimin ne heshtje(automatik) te kontrates se punes ose nje periudhe njoftimi paraprake, patjeter qe nuk ju lidh me asnje detyrim me punedhenesin pas perfundimit te afatit te kontrates aktuale.
    flm

  2. Si rregull kontrata me afat të caktuar përfundon me mbarimin e kohës së përcaktuar (Neni 149 i Kodit të Punës). Kështu, ligjërisht nuk jeni të detyruar të paralajmëroni punëdhënësin për largim nga puna. Megjithatë në Kodin e Punës parashikohet në mënyrë implicite edhe zgjatja e kontratës së punës në heshtje. Rekomandohet që ju në momentin që përfundon afati i përcaktuar në kontratë, të lajmëroni punëdhënësin që nuk do vazhdoni më marrëdhënien e punës. Pra, nuk keni detyrim ligjor ta paralajmëroni, por mund ta lajmëroni në momentin që mbaron kontrata e punës.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet