Pyetje ne lidhje me gjendjen civile

Pershendetje,

Qe prej 5 vitesh banoj ne France. Me gjendje civile jam ne Shkoder dhe banoj ne nje shtepi me nanen, por certifikate familiare e ndare (une me djalin). Kam nevoje per nje certifikate personale (shumegjuheshe qe leshon gjendja civile). Gjenda civile nuk e leshon kete certifikate sepse kerkon saktesim adrese. Bashkia nuk jep saktesim adrese sepse kerkon pagesen e taksave familiare per 5 vite.
A eshte ligjore kjo? Si mund te veproj per te siguruar kete dokument? Faleminderit


Qytetari: A. S. Data: 16 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje ne lidhje me gjendjen civile”

  1. Pershendetje
    Sipas VKB nr 22.01.2016 ‘Per taksat dhe Tarifat Vendore te Bashkise Shkoder’ i ndryshuar me VKB nr 25 date 20.12.2019 eshte percaktuar pagesa e tarifave per sherbimet administrative ne Bashkine Shkoder.
    Eshte e nevojshme qe te shlyeni keto detyrime ne menyre qe te merrni saktesimin e adreses dhe ne vijim te procedoni me nxjerrjen e certifikates .
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet