Pyetje mbi noteret

Pershendetje,

Noterja ku kam pergatitur nje prokure nuk me jep kopje te njesise me origjinalin, duke me thene qe “s’mbaj mend se e ke bere tek une” ..pastaj me thote “te futem une ne sherr me familjaret e tu”… si perfundim nuk ma jep dhe nuk e di si te bej sepse dhe familaret nuk me tregojne ekzaktesisht se ku eshte bere kjo prokur tek cila notere (mbaj pak mend qe eshte noterja ku u drejtova, por nuk jam i sigurte).

I kerkova kesaj notere te me japi me shkrim nje vertetim qe nuk ka prokura nga ana ime ne arkivin e saj, Si duhet te bej per kete problemin tim, se dhoma e noterise nuk funksionon, me ndihmoni se ku mund te gjej kete kopje te prokures?

Faleminderit,


Qytetari: s. a. Data: 10 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje mbi noteret”

  1. 1

    Pershendetje!

    Ju mund t’i drejtoheni Kryetarit te Dhomes se Noterise se qytetit ku keni firmosur prokuren ose/dhe Dhomes Kombetare te Noterise, ku t’i parashtroni, nevojen qe keni per te terhequr nje kopje te prokures, duke specifikuar sa me shume te dhena, si psh, kush jane emrat e familjareve qe jane autorizuar nga ju ne ate prokure, emrat e personave te tjere qe kane nenshkruar, karten tuaj te identitetit, afersisht daten e prokures dhe vitin , etj! Te dhenat e kontaktit te Dhomes Kombetare te Noterise mund t’i gjeni ne linkun: http://notariati.al/Kontakt.html
    Kujdes: eshte e nevojshme te keni nje informacion te sakte se ku e keni bere prokuren pasi kjo ndihmon ne gjetjen e dokumentit qe kerkoni.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet