Përshëndetje,
Kam bërë një prokure të posaçme në vitin 2000 tek një noter . Jam në një proces gjyqsor dhe kjo prokure me duhet njesia me origjinalin ,Kontaktova me noterin ai nuk me jep sepse thot si ruajm ne dokumentat kur kalon 10 vjet , Si te bej vetem ta rraf kete noter mashtrus . Ku të ankohem qe nuk më jepin njesinë me origjinalin .
One Response
Pershendetje,
Afati i ruajtjes në arkiv të dokumenteve noteriale mbeshtetur ne udhezimin Nr.3 date07.12.2020, fillon të llogaritet nga dita e regjistrimit të tyre,
Ne kreun II, pika 8 te ketij udhezimi eshte shprehur se prokura noteriale mbahet në ruajtje për 5 (pesë) vjet mbas kalimit të afatit të përcaktuar për
përfaqësim (afat i përcaktuar ose i nënkuptuar nga përmbajtja) ose pas revokimit;
g) kur nuk ka afate të përcaktuara prokura mbahet në ruajtje për 10 (dhjetë) vjet mbas regjistrimit.
Pas kalimit te afatit te sipercituar aktet noteriale asgjesohen nga noteri qe i mban per ruajtje, para asgjesimit ato duhen te ruhen në format elektronik.
Persa me siper ju duhet ti drejtoheni me kerkese zyres noteriale per t’iu vendosur ne dispozicion prokuren ne formatin elektronik. Ne raste te tjera mund te dergoni kerkese/ ankese prane Ministrise se Drejtesise.
Faleminderit!