Pyetje mbi kontraten e qirase te biznesit – tatimin ne burim

Pershendetje,

Kam nje biznes bar-kafe i cili ka qene i mbyllur qe ne mars, si pasoje e Covid19 dhe vazhdon akoma te jete i mbyllur. Aktiviteti ushtrohet ne vend me kontrate qeraje te noteri prej nje viti. Ne periudhen mars, prill , maj kemi deklaruar tatimin ne burim te qirase ne tatime me shifren 0, duke qene se nuk kemi paguar qera. Me pronarin eshte rene dakort qe te mos paguaj qera per keto muaj.

Pyetja ime eshte: A duhet te lidh nje kontrate me shkrim (te panoterizuar) ku te shprehet falja e qerase nga pronari? (Per efekt te deklarimeve tatimore)?  Nese po, mund te me ndihmoni me nje model te thjeshte? Ju faleminderit,


Qytetari: E. M. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetje mbi kontraten e qirase te biznesit – tatimin ne burim”

  1. Pershendetje,

    Kontrata e qirase nuk mund te jete pa pagese, pasi nuk lejohet ne baze te Kodit Civil. Dhenia ne perdorim e nje sendi, pa shperblim behet me ane te kontrates se huaperdorjes. Pra ju per tre muajt qe pronari ka pranuar qe ju te mos paguani per sendin, do te lidhni nje kontrate huaperdorje. Kjo kontrate nuk eshte e nevojshme te jete noteriale, majft qe te behet me shkrim.

    Ne vijim po te paraqes elementet kryesore qe duhet te kete kjo kontrate.
    Palet: Huadhenesi (pronari i sendit), emer, atesi mbiemer, datelindje, nr. karte, adrese, nr.telefoni;
    Huamarresi (pronari i sendit), emer, atesi mbiemer, datelindje, nr. karte, adrese, nr.telefoni;
    Nisur nga situata e fatkeqesise natyrore per shkak te pandemise se virusit Covid-19, ne kushtet kur aktiviteti i ushtruar nga ……… ne pasurine e ……, eshte i mbyllur, atehere palet me mirekuptim, me deshiren per te vijuar marredheniet e tyre kontraktore, bien dakord qe te lidhin kete kontrate.
    Objekti: Dhenia ne perdorim pa shperblim e pasurise (te dhenat identifikuese te pasurise), per nje periudhe tre mujore.
    Baza ligjore: Nenet 901-912 te Kodit Civil.
    Afati: Kjo kontrate lidhet per nje periudhe tre mujore, konkretisht nga data ………….. deri ne daten ……….
    Me perfundimin e ketij afati, midis paleve do te vijoje kontrate e qirase dt……….
    Perdorim i sendit
    Huamarresi ka te drejte qe ta perdore sendin gjate kesaj periudhe per vete, por jo ta kaloje ate tek persona te trete me apo pa shperblim.

    Mendoj se keto elemente jane te mjaftueshem. Ne cdo rast, mund te perfshini disa prej dispozitave te kontrates se qirase, persa i perket menyres se perdorimit te sendit, apo kushteve te tjera.

    Faleminderit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet