Pyetja e femijeve nga gjykata ne proces civil

Ne kushtet e zgjidhjes martesave, femija kerkohet te deshmoje ne procesin e divorcit te prinderve? Cfare ndryshimi ka mendimi dhe pelqimi i femijes? Zakonisht, ne praktike a kerkohet femija prezent ne sallen e gjykimit?


Qytetari: F. Z. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pyetja e femijeve nga gjykata ne proces civil”

  1. 1

    Pershendetje. Per te marre vendimin lidhur me kujdestarine e femijes, gjykata ka detyrimin ligjor te therrase nje ekspert psikolog, te cilit i kerkohet qe te vleresoje, se cili eshte prindi me i pershtatshem per t’u kujdesur per femijen, gjithmone duke pasur interesin me te larte te femijes. Psikologu zhvillon takime me femijen, si vetem, ashtu edhe ne prani te te dy prinderve. Ne fund, ai i paraqet Gjykates mendimin e tij, nepermjet aktit te ekspertimit. Gjykata nuk eshte e detyruar ta zbatoje rekomandimin e ekspertit, por ne shumicen e rasteve e ben kete gje. Nese femija eshte ne nje moshe te rritur, apo kur gjykata e vlereson, ajo kerkon qe femija te paraqitet ne gjykim, per ta pyetur personalisht.
    Deshira e femijes eshte e rendesishme, por jo vendimtare, pasi me e rendesishme eshte vleresim i atashimit (lidhjes se femijes) me secilin prej prinderve, si dhe cili prej tyre mendohet se do te ushtroje me mire kujdestarine, ne te mire te femijes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet