Pushimet vjetore

Pershendetje,

Punoj per nje kompani prodhimit cimentoje ne qytetin e Lezhes. Gjate kohes se pandemise, kompania me ka dhene me detyrim pushimet vjetore dhe pa me njoftuar perpara. Nderkohe qe aktiviteti i kompanise ka vijuar krejt normalisht edhe gjate kohes se karantines. Jam privuar nga e drejta per te patur dite pushimi sikur te gjithe punetoret e tjere te ndermarrjes dhe patjeter qe ndjej edhe lodhjen.

A eshte ne perputhje me ligjin kjo situate dhe a kam te drejte t’i kerkoj ndermarrjes te me ktheje disa nga ditet e pushimit? Faleminderit,


Qytetari: S. S. Data: 29 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pushimet vjetore”

  1. Pershendetje,

    Nese gjate periudhes se pandemise keni punuar normalisht, atehere ajo periudhe nuk mund te konsiderohet si periudhe nga leja vjetore (pushime vjetore). Ju duhet te paguheni per punen e kryer ne ate periudhe sipas kushteve te kontrates se punes.

    Kohezgjatja e pushimeve vjetore te paguara percaktohet ne kontraten kolektive pse individuale te punes. Ne cdo rast kohezgjataja e pushimeve nuk duhet te jete me pak se 4 jave kalendarike te viti te punes ne vazhdim (neni 92 te Kodit te Punes).
    Sipas percaktimeve te Kodit te Punes, punedhenesi merr parasysh dhe pelqimin e punemarresit per te caktuar dt e fillimit te pushimeve vjetore te paguara dhe ia njofton punemarresit te pakten 30 dite me pare (neni 93 i K.Punes). Leja vjetore duhet të jepet gjatë vitit kalendarik të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës, pra, pushimet e vitit duhet të merren deri në fund të muajit mars të vitit tjetër.

    Paga që paguhet për lejen vjetore, është ajo që punëmarrësi do të përfitonte sikur të mos kryente lejen. Paga për pushimet vjetore i paguhet punëmarrësit në momentin e marrjes së tyre.

    E drejta e pushimeve që nuk jepen nga punëdhënësi ose nuk merren nga punëmarrësi parashkruhet brenda tre vjetëve nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë. Pushimet vjetore nuk zëvendësohen me pagesë, me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarrësi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë. Në këtë rast, ai ka të drejtë për një shpërblim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet