Pushim nga puna

Pershendetje

Punoj ne nje kompani prej 26 muajsh dhe tani pas firmosjes se nje verejtjeje me shkrim kerkojne qe te firmos doreheqjen dhe te largohem, pasi nuk duan qe t’u pergjigjen detyrimeve te tjera qe mund t’u lindin me vone ne rast se une i hedh ne gjyq.
Sigurisht qe nuk kam pranuar te jap doreheqjen dhe u kam kerkuar pushim nga puna ne rast se nuk duan qe te vazhdojne bashkepunimin.
Pyetje ime eshte, sa mundesi kam te kryej nje padi ndaj punedhenesit dhe te hap 1 proces gjyqesor per aq kohe sa une e kam firmosur 1 verejtje? A mjafton kjo qe atyre t’u lind e drejta te me pushojne nga puna dhe cilat jane shanset qe une te dal e fituar ne kete pjese?

Faleminderit


Qytetari: l. k. Data: 19 October , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Pushim nga puna”

  1. 2

    Pershendetje. Ju do te humbisni te gjitha te drejtat qe ju takojne ne baze te Kodit te Punes, nese e zgjidhni kontraten e punes duke dhene doreheqjen. Verejtja qe ju keni marre, perben shkelje te lehte te kushteve te kontrates. Ajo mund te perdoret per zgjidhje per shkaqe te justifikuara te kontrates, vetem nese eshte e perseritur. Pra vetem nje verejtje nuk mjafton. Nderkohe pavaresisht verejtjes, ne cdo rast punedhenesi eshte i detyruar te respektoje proceduren e largimit nga puna, duke zhvilluar bisedimet dhe me pas duke ju njoftuar me shkrim largimin. Nese ju nuk shkelni kontraten e punes, atehere punemarresi nese ju largon duhet qe pervec procedures te respektoje edhe periudhen e njoftimit qe ne rastin tuaj eshte 2 muaj, duhet t’ju paguaje lejen vjetore te pamarre dhe gjate periudhes se njoftimit duhet te punoni maksimumi 20 ore ne jave (pergjate dy muajve), me qellim qe te keni mundesi te kerkoni nje pune tjeter. Nese punedhenesi nuk respekton sa me siper, atehere ju keni te drejte te beni padi ne gjykate dhe te kerkoni demshperblimin perkates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet