Pushim nga puna per shkak nevojash operacionale shkaktuar nga Covid 19

Pershendetje,

Ju shkruan nje qytetar i Republikes se Shqiperise, gjendur ne kushtet e nevojes per ndihme ligjore.

Me 21 Maj 2020, punedhenesi im “X” shpk,, kompani e ku punoj prej me shume se 3 vitesh, me njofton zgjidhjen e kontrates per shkak nevojash operacionale te shkaktuara nga kriza e pandemise covid 19, ne date 21 Korrik 2020.

Me njofton se, ne kushtet kur eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme, nuk pretendon te paraqitem ne pune dhe nuk eshte e detyruar te me paguje, ne baze te paragrafit te fundit te nenit 129 te Kodit te Punes.

Pyetjet e mia:

1. A eshte e vertete qe per sa kohe esht ne fuqi gjendja e jashtezakonshme (e shpallur deri ne date 24 Qershor 2020) kompania nuk eshte e detyruar te me paguaj?

2. A duhet te me paguaj per periudhen nga 25 Qershori me 21 Korrik?

3. A duhet te me derdhi sigurimet deri me 21 Korrik?

Mirenjohes nese pergjigjeni.


Qytetari: S. B. Data: 25 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pushim nga puna per shkak nevojash operacionale shkaktuar nga Covid 19”

  1. 1

    Pershendetje. Lidhur me pyetjet qe ju shtroni:
    1. A eshte e vertete qe per sa kohe esht ne fuqi gjendja e jashtezakonshme (e shpallur deri ne date 24 Qershor 2020) kompania nuk eshte e detyruar te me paguaj?
    Cdo punedhenes gjate kohes se Covid-19 vendos ne varesi te kushteve te ushtrimit te aktivitetit nese do t’i njoftoje punemarresit per mosofrim te punes si rezultat i forces madhore, sipas parashikimit te nenit 129 pika 3. Pra nese punedhenesi gjate kesaj kohe nuk ju ka angazhuar ne pune dhe ju ka bere nje njoftim qe do te zbatohet kjo pike, nuk ka kryer shkelje ligjore.
    Theksoj se kjo dispozite zbatohet vetem per kushtet e forces madhore (sic eshte rasti i fakteqesise natyrore) dhe nuk mund kurrsesi te vijoje pas dates 23 qershor.

    2. A duhet te me paguaj per periudhen nga 25 Qershori me 21 Korrik? 3. A duhet te me derdhi sigurimet deri me 21 Korrik?
    Per te zgjidhur kontraten e punes punedhenesi krahas permbushjes se detyrimit ligjor te respektimit te procedures te percaktuar ne Kodin e Punes (neni 144), duhet te respektoje edhe periudhen e njoftimit sipas vjetersise. Ju keni me shume se tre vjet ne pune dhe koha e njoftimit ne rastin tuaj eshte dy muaj, e cila fillon nga momenti kur ju eshte komunikuar perfundimi i marredhenieve te punes dhe zgjatet deri ne fund te muajit perkates (pra nese juve periudha e njoftimit ju perfundon ne 21 korrik, zgjatet deri ne 31 korrik). Gjate kesaj kohe, ju do te paguheni me page te plote dhe do t’ju derdhen te gjitha kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Punedhenesi ka te drejte qe t’ju aktivizoje ne pune, ose t’ju lere te lire, por paga dhe detyrimet perkatese duhet te paguhen te plota. Madje nese ju aktivizon ne pune gjate dy muajve te periudhes se njoftimit, nuk keni detyrimin te punoni 40 ore ne jave, pasi keni 20 ore leje te pagueshme ne jave.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet