Pushim nga puna pas ankesave

Pershendetje,

Punemarresi pushon njekohesisht disa punonjes, pasi ankohen se nuk zbatohet Kodi i Punes. Ankesat lidhen per punen e kryer naten, per te cilen nuk jane paguar shtesa me 50%. Nuk zbatohet koha e pushimit 11 ore ndermjet turneve. Nuk paguhen oret shtese dhe festat zyrtare. Per keto ankesa dhe me justifikimin qe do shkrihet si departament na u dha njoftimi per nderprejen e kontrates se punes. A eshte ky pushim i pajustifikuar nga puna?

Per te shtuar me tej qe jane punesuar punemarres te tjere, nderkohe qe ishte marr vendimi per shkrirjen e departamentit tone. Gjithashtu nuk na eshte dhene mundesia qe te kalonim ne sektore te tjere ku vashdojne punesimet e reja. Faleminderit,


Qytetari: A. X. Data: 15 December , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Pushim nga puna pas ankesave”

  1. Pershendetje,

    Ne varesi te numrit te pushimeve individuale nga puna te kryera nga punedhenesi brenda një afati 90 ditor mund vleresohet nese jemi para situates se pushimit kolektiv nga puna, qe rregullohet nga neni 148 i Kodit te Punes. Procedura që zbatohet me këtë rast është ajo që përfshin informimin, konsultimin e organizatës së punëmarrësve, dhe në mungesë të saj të vetë punëmarrësve, si kolektiv, por edhe si tërësi individësh të mëvetësishëm, si dhe besimin e ndërmjetësimit te autoriteti publik qendror.

    Sanksioni ligjor. Sanksioni ligjor procedural për punëdhënësin që nuk përmbush në një masë minimale procedurën e treguar sipas nenit 148 te Kodit te Punes, është dëmshpërblim për punëmarrësin deri në gjashtë muaj pagë, i cili i shtohet pagës gjatë afatit të njoftimit ose dëmshpërblimit që merret në rast mosrespektimi të këtij afati, sipas nenit 143.

    Përparësia në ripunësim. Pas zbatimit të pushimeve kolektive, në rast se punëdhënësi do të synojë marrjen në punë të personelit të ri, detyrohet nga ligji t’u japë përparësi në punësim ish- punëmarrësve të pushuar më parë në mënyrë kolektive, me kusht që për vendet e reja të punës të kërkohet kualifikim i krahasueshëm dhe që pushimet të kenë qenë mirëfilli kolektive (pra të mos kenë qenë kryer për arsye të lidhura me punëmarrësit).

    Në lidhje me moszbatimin e përparësisë në ripunësim, gjykata nuk ka juridiksion për shqyrtimin gjyqësor, pra as mund të caktojë ndonjë dëmshpërblim, as mund të detyrojë lidhje të kontratave, duke rënë ndesh kjo e fundit me natyrën e marrëdhënieve kontraktore në tërësi. Porse detyrimi për përparësi në punësim nuk është detyrim i butë, që i lihet diskrecionit të punëdhënësit: mbi bazën e nenit 202, paragrafi 2, kemi të bëjmë me një shkelje që dënohet nga inspektoriati shtetëror i punës, me gjobë deri në tridhjetëfishin e pagës minimale mujore.

    Ne rast se nuk jemi para situates se pushimit kolektiv nga puna, por ne kushtet e zgjidhjes ne menyre te pajustifikuar dhe pa shkaqe te arsyeshme te kontratave individuale te punes, ne perputhje me Kodin e Punes se RSH, cdo punëmarrës ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit dhe te kerkoje:
    -Dëmshpërblim deri në 2 paga mujore për mosrespektim të procedurës nga punëdhënësi që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera (neni 144/4).
    – Dëmshpërblim deri në një vit pagë që paguan punëdhënësi që zgjidh kontratën pa shkaqe të arsyeshme (neni 146/1 e 3), e cila i shtohet pagës që merr punëdhënësi gjatë afatit të njoftimit.
    – Shpërblimi për vjetërsi në punë (neni 145), që paguhet nga punëdhënësi kur marrëdhëniet kanë zgjatur mbi tre vjet, të cilit i shtohet shpërblimi që jepet për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të arsyeshme (dëmshpërblimi i mësipërm);
    – Demshperblim per mosrespektim te afatit te njoftimit. Varesisht kohezgjatjes se kontrates se punes, ky afat varion nga 1 deri ne 3 muaj (Neni 143/1 Kodi i Punes);
    – Pagen per pushimet vjetore te pakonsumuara per vitin e punes ne vazhdim (Neni 92 i Kodit te Punes parashikon se punemarresi ka te drejten e 4 javeve kalendarike ne vit si pushim vjetor).

    Per cdo paqartesi ose pyetje tjeter, ju mund te na rishkruani serish ne platforme ose te kontaktoni ne nr jeshil 0800 10 10, cdo dite nga e hena ne te premte, ora 10:00-14.00. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet