Pershendetje
Kam mbaruar Bachelorin per Drejtesi dhe Master Profesional ne Administrim Publik .Dua te punesohem ne profilin e Burimeve Njerezore ,po me thone qe sme takon sipas ligjit.
Dua te di neqoftese eshte e vertet kjo dhe cfare profilesh te tjera mund te aplikoj.
One Response
Përshëndetje,
Nuk ka akte ligjore që të përcaktojnë pozicionet e punësimit të cdo profili. Cdo punëdhënës përcakton kriteret dhe llojin e arsimit që preferon për vendet e punës. Nëse punëdhënësi e konsideron të arsyeshme që për këtë pozicion lloji i arsimit të lartë të jetë i ndryshëm nga ai i juaji, kjo është e drejta e tij dhe nuk keni as bazën ligjore për ta kundërshtuar.
Faleminderit.