Punesim i personave me aftesi te kufizuar

Nje person me aftesi te kufizuar futet ne pune, bazuar ne ligjin per nxitjen e punsimit, por mbas 1 viti ose 2 vjetesh e humbet aftesine e kufizuar nga komisioni. Duke qen se cdo punedhenes paguan rrogen minimale te 1 personi me aftesi te kufizuar per 25 punonjes te tij te fondi social i punesimit, marrdhenia aktuale e punes se punetorit, si vashdon me tej me ligjin per nxitjen e punsimit me te cilin eshte punsuar, apo me kod pune duke qene se statusi i tij ndryshon nga person me aftesi te kufizuar ne person normal.


Qytetari: A. S. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Punesim i personave me aftesi te kufizuar”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Nga sa parashtroni ne pyetjen tuaj, gjykoj se ndermjetesimi i punesimit dhe marrja ne pune e personit me aftesi te kufizuar eshte kryer ne perputhje me ligjin per nxitjen e punesimit ne fuqi ne kohen se ciles ju i referoheni.

    Pavaresisht kesaj, rregullimi i marredhenieve te punes per cdo punemarres perfshire edhe personat me aftesi te kufizuara, te punesuar me ndermjetesimin e ligjit per nxitjen e punesimit, i nenshtrohet Kodit te Punes. Ne kete kuptim, ligji per nxitjen e punesimit nuk rregullon raportet e punes, por vetem ka per qellim nxitjen e politikave te punesimit.

    Nje person i punesuar prane nje punedhenesi, nepermjet ligjit per nxitjen e punesimit, kur e humb statusin e pesonit me aftesi te kufizuara, do vijoje te garoje per nje pozicion pune te caktuar ne perputhje me aftesine profesionale dhe kualifikimet e tij sipas kushteve qe punedhenesi kerkon (sigurisht keto te fundit duhet te jene te ligjshme jo perjashtuese, jo diskriminuese etj) e jo me permes statusit te meparshem.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet