Punësim ne administrate

Përshëndetje , së pari ju falenderoj për nismën e marrë nga ana juaj që i ofroni mundësi çdo individi për të ofruar ndihmë ligjore për liritë dhe të drejtat e tyre .

Unë kam mbaruar shkollën e lartë me karakter profesional (2 vjecare) për asistent ligjor pranë universitetit ” Aleksandër Moisiut “. Kam 1 vit që kam mbaruar studimet me nota tepër të mira, kam aplikuar shpesh në disa zyra avokatie etj , por nuk e kam fituar duket sikur kjo shkollë nuk ka mundësi për punësim. Nisur nga këto unë doja një sugjerim se a mund të aplikojë unë për punë në institucione publike si psh, (sekretar gjyqësor, ndihmës jurist, Min. të Drejtësisë, etj ).
Cfare parashikon ligji? A mund te punesohem në institucione publike me kete lloj studimi? Apo nuk plotësohen kriteret që unë me këtë shkollë të punësohem?

Me nderime!


Qytetari: M. J. Data: 29 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Punësim ne administrate”

  1. 2

    Pershendetje! Per cdo pozicion pune percaktohen edhe kriteret e pershtatshme. Ne rast se pozicioni i punes qe ju aplikoni kerkon te keni perfunduar studimet e larta ne fushen e drejtesise, duhet te keni perfunduar ciklin tre vjecar te studimeve (bachelor). Faleminderit.

  2. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:
    1

    Pershendetje,

    Ju faleminderit per besimin per adresimin te problematikes Tuaj ne kete platforme.

    Persa i perket shkollimit, diploma qe keni marre nuk perjashton apriori punesimin tuaj ne sektorin shteteror ose privat. Ne cdo aplikim per pune, punemarresi percakton kushtet e domosdoshme qe duhet te plotesoje cdo persona qe aplikon per vendin e lire te punes.
    Nese pozicioni i punes kerkon shkollim te larte ne fushen e se drejtes, diploma juaj nuk mund te konsiderohet studim i plote ne kete fushe. Referuar legjislacionit ne fuqi studim i plote ne kete fushe perfshin studimet bachelor (3 vjet, studenti ka mundesi punesimi edhe pa perfunduar masterin profesional ose shkencor) dhe studimet master (profesional ose shkencor).

    Gjithe te mirat!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet