Punedhenesi nuk me jep pagen per ditet qe kam punuar

Miredita,

Jam larguar nga puna sipas rregullores qe duhet te lajmeroj 30 dite para, por nuk me eshte dhene akoma paga per ditet qe kam punuar. Ne nuk kemi firmosur asnje kontrate pune. Nqse nuk me japin pagen cfare rruge duhet te ndjek, per te bere kallzim penal apo per t’i denoncuar? Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 29 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Punedhenesi nuk me jep pagen per ditet qe kam punuar”

  1. 1

    Pershendetje. Pavaresisht se ju nuk keni nenshkruar kontrate, marredhenia e punes ka ekzistuar persa kohe e keni pranuar te dyja palet. Punedhenesi ka detyrimin qe t’ju paguaje punen e kryer dhe nese keni leje vjetore te pamarre, edhe pagesen perkatese per te. Ne kete rast nuk behet denoncim/kallezim, pasi nuk ka elemente te vepres penale, por mospermbushje civile.
    Ju keni te drejte t’i drejtoheni gjykates dhe te kerkoni pagesen e pages se papermbushur. Do t’ju keshillonim t’i conit nje njoftim me shkrim, ku t’i shpjegoni punedhenesit tuaj, qe nese nuk ju paguan do t’i drejtoheni gjykates. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet