Pershendetje!
Kam nje kontrate pune Shqiptare, ku vendi i punes i shkruar ne kontrate eshte ne nje qytet te Shqiperise. Orari i punes ne kontrate eshte E Hene-E Premte , 08:00-17:00. Nese punedhenesi me dergon per te punuar jasht vendit, dhe ne pritje te fillimit te punes une rri ne hotel gjate te shtunave dhe te djelave, pra ne disponueshmeri te punedhenesit, a konsiderohen keto te shtuna dhe te djela si ore shtese/ore pune?
Faleminderit!
One Response
Përshëndetje,
Me urdhër të eprorit për nevoja të punës mund të kryhen orë shtesë madje edhe në ditët e pushimit. Kodi i punës parashikon se pushimi javor është jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndërprerje dhe pushimi javor përfshin ditën e diel. Pra, pavarësisht se nuk përmendet shprehimisht edhe dita e shtune konsiderohet si pushim javor. Sipas nenit 87, pika 1, puna e kryer në ditën e pushimit javor kompensohet me një shtesë page, jo më pak se 25 për qind. Një mënyrë tjetër e kompensimit është dhënia e një pushim të pagueshëm, të barabartë me kohëzgjatjen e punës së kryer plus një pushim shtesë, jo më pak se 25 për qind të kohëzgjatjes së kësaj pune.
Faleminderit!