Pune ne qytet tjeter

Pershendetje,

Dikush qe punon ne administrate ne nje qytet tjeter, i cili eshte shume larg nga vendi ku ka gjendjen civile, personi a perfiton pervec rroges, mbulim shpenzimesh per akomodimin, transportin etj, dhe kush eshte baza ligjore? Faleminderit,


Qytetari: a. f. Data: 7 July , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Pune ne qytet tjeter”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Kompensimi financiar per transportin, parashikohet vetem per punonjesit e arsimit. Per punonjesit e tjere nuk ka asnjë akt normativ që të sigurojë transportin nga vendbanimi për në vendin e punës. Kjo në parim lidhet me marrëdhënien juridike të punës. Në rast se keni lidhur një kontratë pune e keni pranuar me vullnet të lirë, vendin dhe llojin e punës. pra, në parim ju keni rënë dakord me kushtet e kontratës.

    Ajo që shteti garanton është kur të dërgon me shërbim apo me detyrë jashtë qendrës së punës. Kodi i Punes se Republikes se Shqiperise parashikon qe punedhenesi rimburson punemarresin per te gjitha shpenzimet qe rrjedhin nga kryerja e punes. Kur punemarresi dergohet te punoje jashte vendit te tij te punes, punedhenesi i paguan atij shpenzimet e nevojshme per kete rast.
    Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr. 997, datë 10.12.2010 “Per trajtimin financiar te punonjesve qe dergohen me sherbim jashte qendres se punes, brenda vendit”, i ndryshuar, parashikon rimbursimet në rastet kur punëdhënësi të dërgon me shërbim apo me detyrë, në një qytet tjetër, por nuk sigurojnë transportin nga vendbanimi të qendra e punës.

    Nderkohe ne lidhje me ushqimin dhe strehimin, ne VKM Nr. 68, datë 7.2.2018 “Per kufijte dhe kriteret e percaktimit te shperblimit qe i pergjigjet pages se perfituar ne natyre dhe qe i shtohet pages per pushimet vjetore” percaktohet se: “Punëdhënësit, të cilët, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme, duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet nga i punësuari ose në kuzhina të përbashkëta me çmimet me pakicë në restorante.
    Punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë strehim punëmarrësit, në kushtet kur ky i fundit nuk ka mundësi të kthehet në vendbanimin e tij për shkak të largësisë së vendit të punës me qendrën e vendbanimit.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet