Puna ne te zeze

Pershendetje,

Babi im punon ne pune te zeze dhe ka gati 2 vjet pa marr rrogen dhe gjithashtu ka edhe sigurime te papaguara. Kemi vetem nje dokument te shkruajtur me dore per peridhen kohore qe nuk eshte paguar. Si duhet te veprojme per te marre rrogat e papaguara dhe pagesen e sigurimeve nga punedhenesi?

Faleminderit,


Qytetari: A. M. Data: 27 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Puna ne te zeze”

  1. Pershendetje. Nese punedhenesi i babait tuaj, nuk pranon te permbushe detyrimet qe ka kundrejt tij, atehere e vetmja mundesi ligjore eshte qe babai t’i drejtohet gjykates. Afati per te kerkuar permbushjen e pagave dhe detyrimeve te tjera qe rrjedhin nga kontrata e punes, duke perfshire dhe pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, eshte tre vite, nga momenti qe i ka lindur e drejta (per secilin muaj afati fillon me vete).
    Shkresa e thjeshte qe ju keni, se bashku me prova te tjera, pagesa te mundshme me banke ose me madat pagese, dokumente te ndryshme, deshmitare, te gjitha sherbejne per t’i provuar gjykates ekzistencen e marredhenies se punes, per te cilen babai kerkon qe te paguhet.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet