Puna në të zezë

Përshëndetje,

Une punoj në një hotel i pa siguruar, pa kontratë pune dhe me rrogë nën minimale. Është për të ardhur keq pasi aty bëj punën e 5 personave (recepsionistin, kamarierin, banakjerin, mikpritësin dhe mirëmbajtësin). Edhe pse jam futur në punë në periudhë pandemie dhe hoteli ka vetem 10 dhoma, mua nuk më duket me vend kjo gjë. Më thoni si duhet te veproj në këto raste? Faleminderit,


Qytetari: T. Q. Data: 1 November , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Puna në të zezë”

  1. 1

    Pershendetje. Puna pa u deklaruar prane tatimeve dhe sigurimeve shoqerore, si dhe pa paguar kontributet perkatese eshte ne kundershtim jo vetem me Kodin e Punes, por edhe me nje sere ligjesh te tjera te cilat rregullojne kete fushe. Ju keni te drejte te kerkoni nga punedhenesi juaj deklarimin ne sigurime dhe pagimin e kontributeve perkatese. Kjo eshte e rendesishme jo vetem per efekt pensioni, por ju do te gezoni dhe mbrojtje ligjore ne rast te zgjidhjes se kontrates ne kundershtim me ligjin.
    Mosdeklarimi juaj e ngarkon punedhenesin tuaj jo vetem me detyrime kundrejt jush, por edhe me sanksione administrative.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet