Psikologu asistues i te miturit ne procesin civil

Pershendetje, psikologu asistues per te mitur ne procesin civil ka tarife apo eshte falas? Faleminderit


Qytetari: S. H. Data: 29 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Psikologu asistues i te miturit ne procesin civil”

  1. 1

    Pershendetje,

    Figura e psikologut është e lidhur ngushtësisht me të miturin dhe prania tij në të gjitha fazat e procedimit ligjor që ka në qendër të miturin përbën një detyrim ligjor. Ky detyrim vjen si pasojë e sanksionimit të tij në ligj dhe në respektim të të drejtës që ka çdo i mitur për t’u dëgjuar, kjo në varësi të moshës dhe të zhvillimit të tij intelektual.

    Pagesa e ekspertit psikolog nuk eshte falas, ai duhet te paguhet nga palet ne proces. Kjo pagese eshte e detyrueshme dhe masa e shperblimit percaktohet me marreveshje midis paleve.
    Nderkohe, ju bejme me dije se nese ju beni pjese ne kategorite e vecanta qe mund te perfitojne ndihme jurikike falas ose jeni ne kushte pamundesie ekonomike, sipas neneve 11 ose 12 te Ligjit 111/2017, ju gezoni te drejten per perjashtim nga pagimi i tarifave gjyqesore, shpenzimeve gjyqesore dhe detyrimit per parapagim te tarifave te venies ne ekzekutim te urdhrit te ekzekutimit.

    Gjithashtu ju mund te beni kerkese ne gjykate qe ne bashkpunim me bashkine ku ju banoni, te sigurohet psikologu nga sherbimi social i bashkise.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet