Rreth hipotekimit apo legalizimit te pallateve

Pershendetje,

Kam blere apartament apo ambjent sherbimi ne Durres. Edhe pas 12 vitesh jam ende pa certifikaten e hipotekes, pasi ndertuesit nuk kane interes te kryejne veprimet. Si mund te zgjidhet ceshtja?

Faleminderit


Qytetari: m. k. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Rreth hipotekimit apo legalizimit te pallateve”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne kushte kur ndertuesi nuk ka vullnetin per te nenshkruar kontraten e shitblerjes, nepermjet se ciles juve ju kalon pronesia mbi njesine e banimit, e vetmja menyre zgjidhje eshte t’i drejtoheni Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, ku te kerkoni njohjen pronar mbi bazen e kontrates se porosise dhe detyrimin e Drejtorise Vendore te ASHK-se Durres, te kryeje regjistrimin e prones ne emrin tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet