Lidhur me mosperfitimin e pages se luftes

Pershendetje,

Jam X, me nr personal xxxxx.

Nuk kam perfituar asnje page lufte.  Te dy aktivitetet qe punoja u mbyllen nga pandemia te gjithe koleget e mi jane perfitues une jo ne asnjeren nga paketat. Dua te di pse nuk jam perfituese .

 


Qytetari: L. B. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lidhur me mosperfitimin e pages se luftes”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Referuar VKM-se nr. 305, date 16.04. 2020, te ndryshuar, percaktohet se ne parim punonjësi që është në më tepër se një listëpagesë përfiton si ndihmë financiare vetëm një pagesë.

    Nuk përfitojnë ndihmë financiare, sipas këtij vendimi:
    a) individët e punësuar, të cilët kanë realizuar për vitin 2019 të ardhura bruto nga paga mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë;
    b) individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në kategorinë e aktiviteteve me objekt veprimtarie tregtim të produkteve ushqimore, fruta – perime, farmaceutike; ii. te regjistruara që ushtrojnë aktivitet në profesione të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    c) punonjësit e institucioneve shtetërore si dhe të punësuarit në shoqëritë me kapital shtetëror;
    ç) organizatat jofitimprurëse

    Nese kerkesa juaj per perfitimin e ndihmes financiare eshte refuzuar, atehere ju bejme me dije se ju keni te drejte ta ankimoni kete vendimmarrje prane administrates tatimore. Individët, mund të dërgojnë Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al
    Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

    Per nje informacion me te detajuar ne lidhje me menyren e ankimit per mosperfitimin e ndihmes financiare sipas paketes nr.2 jeni te lutur te aksesoni linkun me poshte:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet