Pse nuk jane hapur ende Gjykatat?

Pershendetje
Pse nuk jane hapur Gjykatat ende? Kur mund te hapen? Faleminderit,


Qytetari: A. L. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pse nuk jane hapur ende Gjykatat?”

  1. Pershendetje!

    Ju bejme me dije se, bazuar ne Aktin Normativ Nr.21, date 27.05.2020, botuar ne fletoren zyrtare nr. 98, date 29.05.2020, eshte vendosur rifillimi i proceseve gjyqesore civile, penale e administrative, edhe per ceshtje me natyre jo te ngutshme, duke zbatuar masat organizative per zhvillimin e ketyre proceseve gjyqesore. Me qellim respektimin e masave mbrojtese te marra ne kuader te COVID-19, pjesemarrja e publikut do te jete e kufizuar.

    Afatet që kishin filluar të llogariten sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin përkatës, por u pezulluan sipas pikës 2, të nenit 3, të aktit normativ nr.9, datë 25.3.2020, vazhdojnë të llogariten nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ (dt. 29 maj 2020) për pjesën e paplotësuar të afatit. Afatet që duhet të fillonin gjatë periudhës së pezullimit fillojnë të llogariten sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin përkatës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ (dt 29.05.2020).

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet