Pse Bashkia Tirane nuk na e zgjidh problemin?

Pershendetje,

Para pese vitesh kemi marre nje Vendim te Keshillit Bashkiak per marrjen ne perdorim pa kundershperblim te nje trualli te Bashkise Tirane, sipas dokumentit bashkelidhur.  Ky vendim duhej te pasohej nga nje marreveshje me shoqaten “X” per kushtet e perdorimit te truallit, ku ne kemi ndertuar qendren tone, para se Bashkia te merrte ne administrim truallin. Dhe pse jane derguar kerkesa dhe dokumentacioni i kerkuar, nuk kemi asnje lloj pergjigje. Si mund ta zgjidhim kete situate sepse ne duam te legalizojme ndertesen?

Faleminderit


Qytetari: G. M. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pse Bashkia Tirane nuk na e zgjidh problemin?”

  1. Pershendetje
    Ju mund ti drejtoheni Gjykates Administrative për të detyruar organin publik (Bashkine) të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet