Protokolli i verdhe/ kushte te vecanta

Pershendetje,
Deshiroj te informohem se ne rast se jam nje punemarres prane nje kompanie qe punon nen regjimin e protokollit te verdhe, dhe gjithashtu jam bashkejetues me familjar te moshuar mbi 70 vjec me semundje kronike qe favorizojne Covid 19 te tipit diabet, tension i larte gjaku etje., eshte e detyrueshme te paraqitem ne pune? A ka ndonje vendim apo ligj qe me mbron nga ekspozimi ne ambjentet e punes per mos te rrezikuar jeten e prinderve te mi?
Ju falenderoj paraprakisht!


Qytetari: E. D. Data: 1 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Protokolli i verdhe/ kushte te vecanta”

  1. Pershendetje,

    Ju informojme se nuk ka asnje ligj, urdher apo udhezim qe t’ju lejoje juve te mos paraqiteni ne pune per shkak te ekspozimit ndaj Covid-19 ne ambjentet e punes. Protokolli i verdhe ka te percaktuara rregullat dhe masat e sigurise perkatese qe duhet te respektoje subjekti ku ju punoni.
    Nese konstatoni se keto masa dhe protokolle nuk respektohen ne mjedisin tuaj te punes, atehere mund t’i drejtoheni me ankese autoriteve pergjgjegjese per monitorimin e zbatimit te ketyre masave, si Inspektoriati i Punes apo dhe Inspektoriati i Shendetit Publik.

    Tashme Shqiperia po shkon drejt hapjes totale te te gjitha aktiviteteve. Krahas zbatimit te masave dhe protokolleve te sigurise te miratuara nga autoritetet eshte e domosdoshme edhe nje kujdes i shtuar ne nivel personal per te mbrojtur veten dhe te tjeret (si ruajtja e distances sociale, larja e duarve, perdorimi i maskes dhe dorezave).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet