Pronesia

Pershendetje.

Ne baze te ligjeve aktuale…femija i cili rrjedh nga nje martese legjitime perfiton nga pronesia e prinderve ne bashkepronesi apo jo? Pra, nese shtepia eshte ne pronesia te dy prinderve per veprime procedurale ne lidhje me pasurine a kerkohet miratim i femijes edhe nese ai nuk eshte ne certifikate POR eshte banor i asaj banese? Faleminderit


Qytetari: R. M. Data: 24 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pronesia”

  1. 1

    Pershendetje

    E drejta e prones eshte e drejte absolute dhe individuale. Femija (si ai qe ka lindur nga martesa dhe ai jashte martese) nuk ka te drejta mbi pasurite e prinderve. Ai i fiton keto te drejta kur prinderit jane gjalle, vetem me ane te nje kontrate per tjetersim te pasurise (shitje, dhurim, shkembim, etj.). Nderkohe ne rast se prinderit nderrojne jete, ai fiton te drejtat mbi pasurite e tyre, me ane te trashegimise ligjore ose testamentare, sipas rregullave te percaktuara nga Kodi Civil. Nese nuk jeni perpara ketyre situatave, prinderit kane te drejte te disponojne pasurine e tyre sipas deshires, pa asnje kufizim dhe pa nevoje qe te marrin konfirmim, apo miratim nga femijet e tyre. Gjendja civile nuk ka asnje ndikim ne te drejtat pasurore, pra keto rregulla zbatohen si per femijet qe jane ne te njejten certifikate, ashtu edhe ata qe jane te regjistruar me vete ne gjendjen civile.
    Nuk e di per cilen pasuri behet fjale, por nese banesa eshte nje apartament i fituar mbi bazen e ligjit te privatizimit te banesave shteterore te vitit 1992, si pronare ne banese njiheshin edhe femijet madhore,qe kishin mbushur moshen 18 vjec ne date 1 dhjetor 1992, por ne nje rast te tille, femija do te ishte i regjistruar si bashkepronar ne certifikaten e pronesise se baneses dhe asnje veprim juridik nuk mund te kryhej pa miratimin e tij.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet