Pronesia e tokes bujqesore

Pershendetje,

Problemi lidhet me nje ceshtje pronesie. Pronesia e tokes sime, te cilen e disponoj me aktin e marrjes ne pronesi, i eshte dhene nje shtetasi tjeter i cili nuk eshte fare anetar i familjes bujqesore. Madje ai person nuk kishte lindur kur eshte bere ndarja e tokes me ligjin 7501 dhe kjo mua me penalizon te jem pronar. Pergjigja qe marr nga kadastra eshte se pronari ka hequr dore nga kjo pasuri. Ju lutem cfare rruge duhet te ndjek qe te me jepet pronesia? Faleminderit,


Qytetari: A. . Data: 9 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pronesia e tokes bujqesore”

  1. 1

    Pershendetje. Se pari, ju keni te drejte te kundershtoni fitimin e pronesise nga personi tjeter, pasi duhet te regjistrohet AMTP-ja e familjes tuaj bujqesore. Per kete duhet te kerkoni nje kopje te dokumentacionit te regjistrimit te pasurise ne emer te personit te trete. Pasi te verifikoni se mbi cfare baze, ky person ka fituar pronesine dhe ka bere regjistrimin, mund te beni kundershtimin perkates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet