Pronesia e baneses

Pershendetje,

Une dhe familja ime jetojme ne nje shtepi prej 30 vjetesh, e ndertuar ne toke shteterore ne kohen kur prinderit e mi e kane blere “pa asnje dokument vertetues”. Ne vitin 2006 kemi filluar procesin e legalizimit dhe nuk kemi patur asnjehere ndonje pergjigje deri me sot, kur pas nje sere kerkesash na u komunikua qe zona ne te cilen eshte ndertuar shtepia eshte shpallur zone AR, zone e gjelbert dhe per kete arsye procesi nuk ka vijuar.
Nderkohe flitet edhe per pronar toke, por nuk e kemi vertetuar kete fakt. Jam e interesuar te di nese ligjerisht ka ndonje zgjidhje per perfitimin e dokumentave te shtepise, se u beme vite qe e posedojme kete banese? Qendrimin per kaq vite mund ta faktojme. Ju falenderoj,


Qytetari: G. B. Data: 4 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pronesia e baneses”

  1. 1

    Pershendetje. Ligji per Legalizimin e objekteve informale me pare dhe tani ligji per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise, e parashikojne qartesisht se refuzohet legalizimi i objekteve te ndertuara ne zona ku jane planifikuar nder te tjera edhe vepra publike.
    Lidhur me posedimin e drejta per te fituar nje pasuri te paluajtshme mbi bazen e parashkrimit fitues pa titull per shkak te posedimit per te pakten 20 vjet, mund te ushtrohet vetem mbi pasuri te cilat jane ekzistojne juridikisht, pra pasuri te cilat jane te regjistruara ne regjistrat kadastrale. Banesa juaj eshte banese informale dhe e vetmja menyre per t’u regjistruar ne regjistrat kadastrale eshte me ane te miratimit te lejes perkatese te legalizimit.
    Ju keni te drejte qe ne rast te nje vendimmarrje negative nga ASHK, te kundershtoni aktin administrativ perkates ne gjykate.
    Lidhur me ekzistencen apo jo te pronarit mbi kete pasuri, kjo nuk ka asnje ndikim ne procesin e legalizimit, pasi edhe pasurite e ndertuara ne prona private legalizohen nese plotesohen kriteret e tjera te ligjit (mos te jene parashikuar ndertime mbi 6 kate, mos te jene parashikuar vepra publike, etj..)

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet