Pronesia

Pershendetje!
Ju lutem me ligjin 7501 kemi perfituar toke, sipas certifikates se vitit 1991 kemi qene 6 pjestare. Une jetoj jashte vendit. Kur u ktheva mora vesh qe vellai im kishte regjistruar pronen x ne emer te tij. A mundet qe vellait im te marre certificate pronesie mbi nje toke qe nuk eshte e ndare mes nesh? As me teper qe pronesia nuk eshte pjestuar? A mund t’i drejtohem gjykates per kete padrejtesi dhe me cfare dispozite ligjore? Ju Faleminderit


Qytetari: A. D. Data: 31 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pronesia”

  1. 1

    Pershendetje. Toka ne baze te ligjit 7501 i jepej te gjithe familjes bujqesore, duke ju referuar gjendjes se familjes ne 1 gusht 1991. Te drejten e perfitimit e kishin te gjithe personat pavaresisht moshes, mjaft qe te ishin te regjistruar ne certifikaten familjare. Akti i marrjes se tokes ne pronesi, dhe me pas edhe regjistrimi i pasurise ne regjistrat kadastrale, behej ne emer te kryetarit te familjes bujqesore, por kjo nuk do te thoshte absolutisht se prona ishte vetem e tij. Te gjithe pjesetaret e familjes perfitonin ne menyre te barabarte, pasi dhe siperfaqia e tokes qe perfitohej ishte ne baze te frymeve. Nisur nga kjo, vellai juaj nuk ka asnje te drejte qe te regjistroje ne emer te vet, te shese, apo te kryeje cdo veprim tjeter mbi pjesen tuaj te tokes. Ju keni te drejte te beni padi ne gjykate, duke kerkuar te njiheni pronar per pjesen tuaj te tokes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet