Pronesia

Pershendetje

Me duhet te pyes lidhur me AMTP ligji 7501, meqense para daljes se ligjit per kadastren me eshte kthyer pergjigja refuzuar per shkak mbivendosje pronash, por nuk jemi kufitar.  Kujt padie duhet t’i referohem parashkrimit fitues? Kam qe nga viti 1992 qe e posedoj dhe me AMTP jam ne vendin e duhur, por nga azhornimi kane ndodhur mbivendosje pronash. Pra ne lidhje me problemin tim a mund te kerkoj njohje pronar ne baze te nenit 168 KC? Pronaret e tjere kane marre certifikate pronesie e ndersa une jo, ne kushtet kur me AMTP jam para tyre. Faleminderit,


Qytetari: V. P. Data: 28 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pronesia”

  1. 1

    Pershendetje! Ligji 20/2020 “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republiken e Shqiperise”, ka parashikuar rastet e zgjidhjen e problemeve te mbivendosjes se pronave te shkaktuara para hyrjes ne fuqi te ketij ligji nga gabimet materiale ose pasaktesite e hartave kadastrale apo titujve te pronesise. Neni 65 i ketij ligji parashikon procedurat qe ndiqen ne rastet e mbivendosjes fiktive.
    Ju mund te riaplikoni prane Drejtorise Rajonale Vendore te ASHK-se, duke paraqitur nje kerkese per regjistrim titulli pronesie.
    Drejtoria Vendore e ASHK-se kontrollon harten kadestrale per te identefikuar nese mbivendosja buron nga gabime ose pasaktesi ne pozicionimin e titullit te regjistruar ne harten kadestrale. Nese eshte e nevojshme, drejtoria vendore evidenton ne terren pasurine. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet