Pronesia

Pershendetje,

Une dhe dy vellezerit e mi kemi nje toke me bashkepronesi. Me nje leter dore kemi rene dakort qe secili te marre nga nje pjese, njeri 2800 metra, une te marr 1550 metra, ndersa vellai i vogel te marr 2760 metra. Une jetoj ne Gjermani dhe kur jam kthyer kam marre dijeni qe vellai i pare me 2800 metra ka regjistruar pronesine ne emrin e tij me certifikate pronesie me siperfaqe totale 4000 metra, pra me shume se sa kishim rene dakort. Ju lutem cfare rruge duhet te ndjek sepse mendoj se kjo certifikate eshte e parregullt? Me ndihmoni ju lutem. Faleminderit,


Qytetari: O. Z. Data: 5 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pronesia”

  1. 2

    Pershendetje. Per t’ju dhene nje vleresim ligjor te sakte per rastin tuaj, do te duhej te shqyrtohej dokumentacioni. Ne cdo rast, mund t’ju themi se per ndarjen e pasurise me marreveshje, nje shkrese e thjeshte sic eshte letra e dores nuk ka vlere ligjore, por duhet qe te behet perpara noterit. Nese marreveshja nuk arrihet, atehere secili nga bashkepronaret ka te drejte t’i drejtohet gjykates ku te kerkoje pjesetimin e pasurise me ane te procesit gjyqesor. Ne rastin tuaj, duke mos e ditur se cila eshte forma se si vellai juaj e ka bere regjistrimin e pasurise ne emer te tij, hapi i pare do te ishte qe ju te kerkonit nje informacion prane Agjencise Shteterore te Kadastres, drejtorise vendore perkatese. Per kete, aplikimin mund ta beni online nepermjet e-albania, pa qene nevoja te jeni fizikisht ne Shqiperi. Pasi te keni evidentuar se cilat jane veprimet e kryera nga vellai juaj, atehere mund te vleresoni se cilat jane mundesite tuaja ligjore, per te rivendosur te drejten tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet