Pronesia

A eshte e vertete se Keshillat Bashkiake mund te bejne kthimin fizik te pronave, sipas ligjit te ri? Nese po, cfare dokumetash nevojiten te dorezohen? A mjaftojne vendim fakti i gjykates si dhe vendime te Komisioneve te Kthimit te Pronave? Faleminderit,


Qytetari: G. M. Data: 28 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pronesia”

  1. 1

    Pershendetje. Nga pyetja nuk eshte e qarte se per cilat kategori te pronave po pyesni. Me ligjin 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise ne Republikën e Shqipërisë”, këshillat bashkika kanë kompetencë që t’i përcjellin Agjencisë Shtetërore të Kadastrës listën e përdoruesve të tokës bujqësore. Kjo listë pasi miratohet nga Këshilli Bashkiak i përcillet ASHK-së, për të kryer procedurat e kalimit të pronësisë. Pra kompetenca e Këshillave Bashkiak në raport me këtë ligj është e lidhur vetëm me tokën bujqësore. Në këtë rast, ju duhet të paraqisni një kërkesë pranë ASHK-së.
    Ndërkohë njohja e pronësisë për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist dhe kompensimi i tyre me tokë apo në vlerë financiare, nëse keni paraqitur një dosje për aplikim pranë Agjencise së trajtimit të pronës, por kjo e fundit nuk ka marrë një vendim për rastin tuaj, brenda afatit tre vjeçar, aktualisht kryhet vetëm nga gjykata.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet