Pronesia

Pershendetje a eshte e nevojshme te bej aplikim për regjistrim fillestar të pasurisë së paluajtshme pa rilevim e azhornim nga ASHK-ja ose me plan rivelimi e azhornimi nga Ashk mbasi kam marre certifikaten e pronsise? Nese po kush mendoni se duhet dhe nga ndryshojne njera nga tjetra

Qytetari: D.B.
Data: 19 Qershor 2022, Kategoria: Procedura administrative

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,

    Ju informojme se bazuar nenin 30 te Ligjit 111/2018 “Per Kadastren”, regjistrimi fillestar konsiston ne pasqyrimin e çdo pasurie te paluajtshme shteterore, publike dhe private te zones kadastrale, në kartelen perkatese te pasurise dhe ne harten kadastrale te zones dhe behet per nje zone kadastrale te identifikuar nga drejtoria vendore. Ky produkt i nënshtrohet afishimit publik 45-ditor, ku banorët dhe titullmbajtësit verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre, si mbajtja e ankesave përkatëse. Pas përfundimit të afishimit publik trajtohen ankesat përkatëse dhe kthim përgjigje. Më pas vijohet me ngarkimin në sistemin digjital të pasurive të paluajtshme të produktit përfundimtar.
    Me tej, pas perfundimit te regjistrimit fillestar drejtoria vendore vijon me leshimin e certifikates se pronesise per çdo pronar te interesuar te zonës se regjistruar, qe ka shlyer tarifat perkatese te regjistrimit.
    Individët, familjet dhe personat juridikë privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen, duhet t’i paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me: dokumentin e pronësisë; dokumentacionin hartografik për pasurinë, i cili miratohet nga ASHK-ja; deklaratën noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohet të regjistrohet. Nëse deklarata noteriale nuk mund të sigurohet, apo ka mosmarrëveshje për kufirin e pasurive, ai përcaktohet nga ASHK-ja.
    Pra nga sa me siper, vleresoj se nese jeni pajisur me certifikate pronesie nuk eshte e nevojshme te kryeni procduren e regjistrimit fillestar (regjistrim per here te pare), pasi eshte nje procedure e cila eshte ezauruar.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje