Pronesi

Pershendetje,

Kam ngritur shtepine ne nje toke pa pronar dhe kam qysh ne 91 qe e posedoj, kam marr edhe legalizimin e shtepise, si veprohet qe ta perfitoj kete toke?

Rasti tjeter kam marr nje toke te ish stergjyshit, por ka nje ngaterrese, pasi ne total jane 6500 m dhe kur eshte kthyer nga kthimi dhe kompesimi i pronave eshte thene qe 4800 m i kthehem pronarit, te cilat i ka marr se fundmi dhe 1200 m te cilat i ka ne pronesi pronari me ligjin 7051.  Gje te cilen nuk e kam ne te vertete, cfare duhet te bej per kete rast?

Faleminderit


Qytetari: M. D. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pronesi”

  1. Pershendetje,
    Problematikat te cilat lidhen me pronesine, eshte e veshtire tju kthejme nje pegjigje perfundimtare pasi do te duhet te shqyrtohet dokumenatcioni ne teresi qe dispononi. Per kete arsye ju keshilloj te paraqiteni se bashku me dokumenatat tuaja prane zyrave te ndihmes ligjore, ne momentin kur do te fillojne te funksionojne normalisht.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te pare, nese ju keni perfituar tashme lejen e legalizmit te nderteses, edhe pse nuk jeni pronar i truallit, ju keni te drejte te perfitoni siperfaqen ndertimore truall dhe oborrin pereth por jo me shume se 500 m2, sigurisht duke plotesuar dhe paguar faturat perkatese. Procedure kjo e cila do te kryehet duke realizuar aplikimet perkatese prane ASHK.

    Ne lidhje me pyetjen tuaj te dyte, nese ju keni perfituar siperfaqen e tokes nepermjet procesit te Njohjes si ish pronar, Kthimit dhe Kompesimit te tokes, por sipas jush vendimi nuk eshte i sakte dhe procesi nuk rezulton i plote,keni pasur te drejten te kundershtoni dhe ankimoni aktin ne institucionin administrativ, dhe me pas ti drejtoheni gjykates. Ne situaten aktuale eshte e veshtire te percaktohet rruga qe duhet te ndiqet, pa shqyrtuar dokumentacionin ne teresi.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet